Ka kanosur me armë bashkëfshatarin e tij, shpallet në kërkim nga policia.
Ngjarja e rëndë, që mund të agravohej edhe më tej, është regjistruar një ditë më parë në fshatin Romanat, Durrës.
Sipas policisë, 26-vjeçari E.B. nga Romanati ka kanosur me armë shtetasin I.B. 51 vjeç dhe më pas është larguar.
Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e të riut, që akuzohet për konsumimin e dy veprave penale.





