Është identifikuar shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht dje në Itali, Alma Ndoji, 28 vjeçare ra nga ballkoni i banesës ku jetonte në lagjen Rebocco (rruga “Duino”) të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin.
Ajo dyshohet se po nderte rrobat për t’u tharë dhe humbi ekuilibrin. Përplasja me tokën pas rënies nga një lartësi prej 15 metrash rezultoi fatale për nënën e re.
Ngjarja është cilësuar aksidentale. Sipas mediave italiane, e reja kishte shkuar në Itali prej tre muajsh (me djalin e saj) për të qëndruar me partnerin e saj, i cili ai jetonte dhe punonte prej një kohe të gjatë në një kompani ndërtimi në La Spezia.
E reja ka qenë e vetme kur ka ndodhur tragjedia, pasi fëmija ishte në kopsht dhe burri në punë. Për të hyrë brenda, policia ishte e detyruar të shqyente derën, e cila ishte e mbyllur nga brenda.
Fqinjët kishin dyshuar dje. Në fillim kishin frikë edhe se dikush mund ta kishte shtyrë atë. Megjithate pritet pergjigja e autopsise ne ditet ne vijim.





