Policia e Tiranës ka arrestuar ndërtuesin Namik Pelivani, pasi akuzohet për mashtrim. Pelivani ka qenë i akuzuar edhe në vitin 2016 për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda. 

Arrestimi në vitin 2016

Namik Pelivani, administrator i subjektit ndërtues “Pelivani” shpk, është akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda në vitin 2016.

Pelivani nuk ka respektuar kontratën që, nëpërmjet një ndërmjetësi, kishte nënshkruar me disa familje, për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre, për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

Në Mars 2015, pjesëtarë të këtyre familjeve kallëzuan administratorin Namik Pelivani për mashtrim, pasi më parë ishin ngjitur, në formë proteste publike, në tarracën e pallatit që po ndërtohej prej tij, në truallin ku më parë ishin shtëpitë e tyre.