Ujësjellës Kanalizime Durrës, krahas kontrolleve për ligjshmërinë e abonentëve familjarë dhe privatë, po punon edhe për instalimin e matësve në çdo shtëpi.

Para pak ditësh përfundoi instalimi i matësve në të gjitha shtëpitë e fshatit Romanat, në të cilin nuk ka pasur matësa, ndërsa edhe linja e furnizimit ka qenë e amortizuar.

Përgjegjësi i repartit të Shijakut, Ivo Doçi është shprehur se Ujësjellësi ka instaluar 55 matësa në këtë fshat, aq sa janë edhe shtëpi banimi. Ai ka shtuar se krahas instalimit të matësve grupet në terren vazhdojnë aksionin për kontrollin e bizneseve dhe familjarëve.

Që nga fillimi i muajit shkurt, Ujësjellës Kanalizime Durrës ka kryer më shumë se 1600 kontrolle dhe inspektime në terren, ndërkohë që ka kryer edhe instalimin e rreth 2000 matësve të ujit të pijshëm. Tashmë grupet e kontrollit kanë filluar verifikimin e abonentëve famijarë.