Një nënë nga Kina ka treguar se djali i saj i ka bllokuar "iPhone"-in për plot 47 vite.

Wei Chunlong e cila jeton në Shangai ka shpjeguar se i biri ka vendosur disa herë pasuordin gabim, duke bërë që telefoni mos të hapet më.

Nëna i kishte lënë telefonin 2-vjeçarit që të shihte video edukative, por kur është kthyer në shtëpi pa që ai ishte bllokuar.

"iPhone" e ka që nëse vendos katër herë gabim kodin nuk ndodh asgjë, por në tentativën e pestë ai bllokohet për 1 minutë. Minutat rriten me 5 nëse gabon edhe të 6-n herë, 15 minuta te e shtata e kështu me radhë.

Por sipas "South China Morning Post", telefoni i Wie është bllokuar për plot 25 milionë minuta.