Një histori e rëndë është rrëfyer nga një vajzë, e cila ka treguar veprimin ekstrem të nënës së saj, që e mbylli në një dhomë me një përdhënues.

Por situata është më e rëndë se kaq. Ajo ishte vetëm 16 vjeç kur ndodhi akti i rëndë dhe Peta Butler i kujton ato momente me lot në sy.

Vetëm pas një dekade ajo ka gjetur forcën që ta detyrojë mamanë e saj që të pranojë fajin, dhe ta fusë atë në burg.

Dhe tani që e ëma ndodhet pas hekurave, Peta ka dalë hapur për të treguar historinë e saj. Ajo foli për herë të parë në një intervistë në muajin shkurt, kur mamaja e saj u shpall fajtore për ngjarjen e ndodhur në 2006-n në Toowoomba të Australisë.

“Mamaja më la në dhomën e një hoteli të lirë, e pak më vonë një burrë që nuk e njohja hyri brenda. Ai nuk foli asgjë, thjesht erdhi dhe filloi të më zhvishte. Kisha ngrirë, nuk mund të bëja asgjë”, ka treguar ajo për emisionin “A Current Affair”.

Therese Butler u dënua me 4 vite burg, me të drejtë lirimi pas 12 muajsh, pasi kërkoi ndjesë para trupës gjykuese për atë çfarë ka bërë.