"Ditën që cova kontenierin në Maminas dërgova dhe dy kontenierë në Tiranë" mësohet të ketë thënë 25 vjeçari Armanda Pezaku, shoferi i kontenierit ku u gjetën 613 kg kokainë kolumbiane mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës.

Pezaku ka hedhur poshtë të ketë pasur dijeni se çfarë ka pasur brenda në kontenier. Ai ka treguar se kishte 6 muaj që punonte dhe se shoferët më të vjetër nuk bënin transportin me magazine.

"Nuk kisha dhe asnjëherë nuk kam dijeni se çfarë ka në kontenier. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port. Kam 6 muaj që punoj si shofer. Shoferët e tjerë më të vjetër nuk preferonin të benin transport në magazinë për shkak të rrugës dhe une si më i riu nuk kundërshtoja. Për Facebook ku është shkruar që i çoj miell partizanëve, ma ka hapur vëllai që para 6 vitesh dhe as merrem me facebook."