Në lidhje me sasinë rekord të kokainës së sekuestruar në Durrës, sot kanë mbërritur në port ekspertë të DEA-s amerikane me në krye ,Yannis Rachovitsas.
Mësohet se katër specialistë nga Athina që kanë ardhur për të hetuar drogën, kanë verifikuar procedurën e kapjes së 613 kg kokainë më 28 shkurt.
Ekspertët kanë kontrolluar procedurat e kryera nga ana e policisë, e doganës dhe gjithashtu e të skanerit.
Burime nga porti kanë bërë me dije për “DurrësLajm” se specialistët janë parë në terminalin e kontejnerëve në doganë.
Specialistët amerikanë janë nga Qendra Antidrogë e ballkanit me qendër në Athinë.





