Stadiumi “Parc des Princes” është i ndërtuar në një pozicion shumë të favorshëm në kryeqytetin francez, Paris. Rreth tij janë ndërtuar parqe të shumta me pemë dhe lule, por kapaciteti i këtij impianti është i vogël për një ndeshje kaq të madhe si PSG – Real Madrid.

Vetëm 48 583 persona do të mund ta ndjekin këtë sfidë “titanësh” në këtë stadium, ndërsa çmimi i një bilete në tribunën VIP, brenda së cilës përfshihet edhe darka apo shërbime të tjera ka shkuar në 8 mijë euro. Këto bileta preferenciale po u shiten turistëve arabë dhe një grupi meksikanësh të pasur, që gjithmonë janë të predispozuar të shpenzojnë shuma të majme për të qenë pranishëm në evente të mëdha.

UEFA i ndalon rishitjet e biletave, por kur bëhet fjalë për PSG – Real Madrid, sfidë që të do nxjerrë jashtë Champions-it njërën prej dy skuadrave, çdo çmim është i justifikueshëm.