Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e ish-deputetit Astrit Patozi, i cili në një intervistë sot në media nuk e mohoi idenë për një parti të re brenda PD.

“Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë, e konsideroj absolutisht për mua jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballur me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”.