Shirat do të shoqërojnë vendin deri të enjten, teksa temperaturat vijojnë të mbeten në të njëjtat ritme.
Sipas "Meteoalb", pritet fuqizim gradual i vranësirave deri pasdite kur shirat fuqizohen në të gjithë vendin; më të dendura shirat do të jenë prezente gjatë mbrëmjes në zonat jugore. Edhe e marta, mbetet kryesisht me vranësira e shira mesatare deri intensivëe, në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit këtë të hënë luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore deri në 21°C maksimumi gjatë mesditës në jugperëndim të vendit. Dita e martë, sjell rritje të lehtë në mëngjes por rënie me 1 – 2°C, sjell mesdita.
Ndërsa ditën e premte e në vijim pritet të vijë pranvera me diell e temperatura normale të stinës.





