Drejtori ekzekutiv i Federatës Angleze të Futbollit (FA), Martin Glenn, goditi Pep Guardiolën, duke thënë se shumë spanjollë u “p ***** off” nga vendimi i menaxherit të Manchester City për të mbajtur një fjongo të verdhë. Guardiola u akuzua nga FA për këtë fjongo të verdhë në mbështetje të aktivistëve të burgosur, që bënin fushatë për pavarësinë katalanase. Pavarësisht akuzës, spanjolli ka qenë sfidues në qëndrimin e tij, por Glenn ndien se nuk ka dyshim që shiriti është një simbol politik. 

“Ne kemi rishkruar Ligjin 4 të lojës, në mënyrë që gjëra të tilla, si një lulekuqe, janë të rregullta, por gjërat që do të jenë shumë të ndara dhe që mund të jenë simbole të forta fetare, mund të jetë Ylli i Davidit, mund të jetë një çekiç dhe drapër, mund të jetë diçka si e Robert Mugabe në fanellën tuaj. Këto janë gjërat që nuk i duam, – tha ai për gazetat në Mbretërinë e Bashkuar.– Dhe, për të qenë i sinqertë dhe të jemi shumë të qartë, shiriti i verdhë i Pep Guardiolës është një simbol politik, është një simbol i pavarësisë katalanase dhe mund të them se ka shumë spanjollë, jo katalanas, të cilët janë “p ** *** off” nga ai.

Të gjitha gjërat që po bëjmë janë duke aplikuar në mënyrë të barabartë ligjet e lojës. Pashkët nuk janë simbole politike, ndërsa shiriti i verdhë i tij, po”. Glenn u pyeti se ku do të ndalonte FA, nëse lejon Guardiolën të vazhdojë të mbajë shiritin e tij. “A duhet të ketë dikush një simbol të UKIP (Partia e Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar), apo dikush tjetër një simbol të ISIS? – tha ai. – Kjo është arsyeja pse nuk duhet të përdoren fanellat e futbollit për t’i përfaqësuar ato”.