Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të ndërpresë Vettingun për gjyqtarin e Kushtetueses Besnik Imeraj. Vendimi nga Komisioni erdhi pas dorëheqjes së gjyqtarit në datë 31 janar. Kështu ndaj Besnik Imerajt nuk do të ketë asnjë rivlerësim, pasi ka hequr dorë sistemi i drejtësisë.
Besnik Imeraj prej prillit 2013 ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ligjërisht mandati i tij mbaronte në prill të vitit 2022, por ai ka vendosur të largohet 4 vite para mbarimit të mandatit në këtë gjykatë.
Imeraj është diplomuar për drejtësi në vitin 1977 dhe ka shërbyer si gjyqtar në Elbasan, Durrës dhe si anëtarë e gjykatës së lartë.





