Nëse mendoni se ngritja e dhëndrit në krahë në ditën e dasmës është traditë shqiptare e keni gabim!

Një ngjarje e tillë ka ndodhur ditën e shtunë në autostradën A12 në Belgjikë, ku një kortezh makinash që si duket shkonin për të marrë nusen, paralizuan përkohësisht autostradën për të ngritur dhëndrin në ajër.

Kjo ngjarje duket se nuk iu ka pëlqyer udhëtarëve të tjerë të cilët denoncuan këtë rast në polici. Vetë ministri belg, Ben Weyts, e ka denoncuar këtë sjellje në Twitter duke e konsideruar si një veprim shumë të rrezikshëm.

"Veprim vdekjeprurës, i rrezikshëm, shumë i rrezikshëm. Drejtësia duhet të veprojë në mënyrë shumë të vendosur në bazë të dëshmive dhe imazheve video. Është koha për të bërë një shembull. Autostrada publike nuk është e tyre "

Policia po punon për indentifikimin e personave që u përfshinë në ngjarje pasi në kohën kur ata mbërritën në vendngjarje, dasmorët ishin larguar.