Këshilli Disiplinor i shkollës profesionale 'Hysen Çela' ka marrë masa disiplinore për mësuesen që nuk pranoi në mësim Anxhelo Gjokazaj, 16 vjeçarin e vrarë më datë 2 mars nga 17-vjeçari Dejvi Lala, nxënës i shkollës së mesme “Naim Frashëri”.
Vërejtja e Këshillit Disiplinor të shkollës 'Hysen Çela' konsiston në paralajmërim per perjashtim nga puna për mësuesen. Kjo e fundit ka deklaruar se 16-vjeçari ka ardhur 12 minuta me vonesë dhe i ka kërkuar të vinte me prindërit.
"Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. E di shumë mirë rregulloren, por nuk kisha si të lajmëroja prindërit" është shprehur ajo.





