Bleona Qereti godet sërish… zhvishet, tërheq vëmendjen dhe pushton e faqet e medieve ndërkombëtare! Me sa duket, qëllim i realizuar nga ana e saj.
“Çdo yll konkurron për vëmendjen më të madhe në tapetin e kuq, në natën më të nxehtë në kalendarin e Hollivudit.
Dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti po bënte një përpjekje të bashkërenduar për ‘të kapur syrin’ e të gjithëve teksa parakaloi në tapetin e kuq të festës së Vanity Fair Oscars të mbajtur pas Ceremonisë së Çmimeve të 90-ta të Akademisë në teatrin “Dolby” të dielën mbrëma.
38-vjeçarja nuk i la asgjë imagjinatës, ndërsa kishte veshur një fustan tërësisht të dukshëm, i cili shfaqte tërësinë e aseteve të saj, e po ashtu kishte veshur mbathje të larta për të mbrojtur një pjesë të modestisë së saj”.
Kështu shkruan prestigjiozja britanike “Daily Mail” për këngëtaren shqiptare që u zhvesh në nder të ceremonisë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve kinematografike.
Emri i saj po bën xhiron e disa medieve ndërkombëtare, si “Express Co”, “Metro”, “The Sun”, “VanityFair”, “SkyNews”etj.
S.L.





