Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, pas suksesit të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore, dëshiron që të shkëlqejë edhe në botën e modës.
Ylli i muzikës ka nxjerrë në treg koleksionin e saj të parë të veshjeve.
"Roara Republic" quhet linja e saj e veshjeve që fansat e këngëtares mund ta blejnë online.
Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja me anë të një postimi në "Instagram", ku ka prezantuar edhe disa nga veshjet.





