Konkurrenca mes emisioneve të ndryshme në televizionet shqiptare për të fituar audiencën e publikut, është tashmë e deklaruar.

Sot në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ishte i ftuar aktori Gent Hazizi dhe duket se “konkurrenca” mes tyre ka vijuar.

Mamaqi këmbëngulte se emisioni i tij është më i ndjekuri dhe pasi Genti e kundërshtoi, moderatori nxorri nga tavolina një kamxhik gome dhe me humor pyeti të ftuarin: Kush është emisioni më i mirë?

Gjatë emisionit Mamaqi po ashtu pyeti Hazizin për bashkëpunimin me Luana Vjollcën.

Mamaqi: Luana është e egër apo duket si e egër.

Hazizi: Oh, nuk është e egër absolutisht (ndërkohë nisi të bërthejë këmishën)

Mamaqi: Njerëzit zbërthehen kur flasin për Luanën.