Zgjedhjet për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë më 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 kandidatë shqiptarë të natyralizuar në Itali.
Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha. 25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputete në Bergamo për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.
Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999./faktor.al/
(Në foto katër kandidatët)
Bruna Kola Mece -majtas lart
Emiliano Biraku – djathtas lart
Anita Likmeta – majtas poshtë
Elona Gaxha – djathtas poshtë






