Unioni i Prokurorëve shqiptarë ka reaguar sot lidhur me dhunimin e prokurorit të Vlorës Kledian Llaha, i cili u godit nga një person në mjediset e tij të punës për shkak të detyrës.
UPRSH ka kërkuar mbështetjen e Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku për të reaguar në mbrojtje të integritetit fizik të çdo prokurori që ushtron detyrën në Republikën e Shqipërisë.
Më tej në njoftimin e UPRSH shkruhet:
Kërkojmë me force nga shteti shqiptar, te mbaje qendrim ndaj dhunes fizike te ushtruar kunder prokurorit ne Prokurorine prane Gjykates se shkalles se pare Vlore. UPRSH pershendet reagimin e policise se shtetit per arrestimin e autorit te sulmit fizik ne zyrat e prokurorise shqiptare dhe beson se mbrojtja e prokuroreve eshte detyre e shtetit si nje obligim per prokuroret qe jane cdo dite ne mbrojtje te ligjit dhe interesave te qytetareve. UPRSH me keqardhje konstaton se kohet e fundit vihet re nje tendence per sulm kolektiv ndaj trupes se prokuroreve. Prokuroret qe jane ne detyre jane perfaqesues te shtetit dhe shteti ka detyrimin per mbrojtjen e integritetit te tyre fizik si dhe per nje trajtim me dinjitet.





