Gjate natës së të premtes dhe në orët e para të mëngjesit të së shtunës, policia rrugore ka kapur mat shumë drejtues që udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës me shpejtësi skëterrë, deri në 213 kilometër në orë.
“Janë evidentuar shpejtësi që variojnë nga 153 km/orë deri në 213 km/orë. Shpejtësi te tilla janë burim aksidenti e rrezik potencial për përdoruesit e rrugës”,- njofton policia.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/orë nuk i ndalon patrullës së policisë me radar pas shenjës për të ndaluar, por ndalon pasi i ka dalë patrulla tjeter e Policise Rrugore tek sheshi “Shqiponja”.
Para efektivëve të rrugores, drejtuesi i mjetit ka deklaruar: "Shpejtoja se me pret shoqeria për të festuar në fundjavë".
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga këmbësorët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.





