Autoriteti Portual Durrës ka zbardhur sot një nga projektet ndërkombëtare rajonale ku bën pjesë: Projekti Adripass – ”Integrimi i lidhjeve multimodale në rajonin Adriatiko-Jonian”
Sipas APD-së, qytetet-porte Europiane dhe partnerë të tjerë të projektit, mes të cilëve edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punojnë për të zhvilluar një strategji të përbashkët në rritjen e efikasitetit të transportit multimodal dhe konkurencën e sektorit të transportit në Rajonin Adriatiko-Jonian.
Një nga arsyet kryesore që pengon rritjen dhe zhvillimin ekonomik të sektorit të transportit në rajonin e ADRION-it është mungesa e lidhjeve efikase detare dhe të brendshme, kryesisht të shkaktuara nga ekzistenca e problematikave të ndryshme në nivel kufitar.
ADRIPASS (financuar nga Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal ERDF) dhe nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA II) në kuadër të Programit ADRION Interreg – do të trajtojë një sërë problematikash që u diskutuan edhe në Takimin e parë, që u zhvillua nga 31 janar- 1 shkurt në Trieste (Itali).
Projekti filloi në janar 2018 dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2019.