Pas sasisë rekord të drogës që u kap në kontejnerin ku ndodheshin bananet e porositura nga firma “Arbri Garden”, zbulohet se pronari i saj Arbër Çekaj ka përfituar grante nga ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Lidhur me këtë gjë, ka reaguar edhe ish-ministri Panariti në Facebook ku shkruan se përzgjedhja e kompanisë “Arbri Garden” është bërë sipas të gjitha kritereve.

STATUSI I PLOTË

Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e verteta.