Xherard Pike e ndoqi ndeshjen me Las Palmasin nga pankina, si zgjedhje teknike, por mbrojtësi i Barcelonës ka qenë më i tërbuari nga katalanasit, në lidhje me gjykimin e bërë nga Antonio Mateo Lahoz.

Futbollisti spanjoll protestoi ashpër në tunel në fundin e pjesës së parë kundrejt arbitrit, por tonet e tij ishin shumë të ashpra në përfundim të ndeshjes, ku Pike ishte gati edhe për një konfrontim fizik.

Vetëm stafi i Barcelonës arriti që ta ndalte 31-vjeçarin.