Takimi i zhvilluar në Presidencë mes kreut të shtetit, Ilir Meta dhe anëtarëve të komisionit të Jashtëm lidhur me negociatat për detin me Greqinë, ka përfunduar në orën 10:00. Ka qenë Edi Paloka, deputeti i opozitës ai që ka folur i pari për mediat duke thënë se ka mungesë të plotë transparence nga Ministria e Jashtme dhe marrëdhëniet me Presidentin nuk kanë qenë korrekte.

Paloka tha gjithashtu se "Ramë dakord të gjithë që qëndrimi i Presidenti është korrekt dhe i përgjigjet detyrimit që ai ka për të qëndruar mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese."

Ndërsa Tritan Shehu tha se në takim me Metën u shprehën të gjitha shqetësimet e opozitës dhe problemet që ata kanë hasur në këto negociata.

“Partia Demokratike është e gatshme që çështja të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë”.

Mimi Kodheli, tha për gazetarët se e rëndësishme është që të mos dështojë marrëveshja dhe së dëgjuan me vëmendje atë që tha Presidenti në mënyrë që ky proces të jetë sa më transaprente.

“U ra dakord që është një nevojë, dhe domosdoshmëri absolute që kjo marrëveshje të mos dështojë, në e kemi dëgjuar me vëmendje çfarë tha Presidenti, ndaj të njëjtin opinion me të.  Shtyllat e diskutimit ishin që marrëveshja të mos dështoje dhe të bëhet sa më parë. Nuk hymë në asnjë emër negociatorësh, grupi negociator është prezantuar te Presidenti."/ Klan