Katër persona tentojnë të vrasin me armë zjarri një shtetas, ndalohet njëri nga autorët e dyshuar.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
• Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë: F.C. 30 vjeç, S.C. 25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.
Policia e Durrësit informon se po vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.





