Pas denoncimit në Facebook të ish-kryeministrit Berisha për drejtorin e paraburgimit të Durrësit, i cili është emëruar në këtë detyrë nga Taulant Balla, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Balla shkruan se Berisha ka filluar të shikojë ëndrra me burgje prandaj shkruan gjëra të tilla.
Postimi i Taulant Ballës:
E mor Sali si vajti dhe kjo puna jote. Ke filluar sheh ëndrra me burgje. S’ke faj. Nga meraqet që ke, mendon se drejtorët e burgjeve i emërokam unë. Nuk e di dhe as nuk e njoh kush është drejtor Burgu në Durrës, por e sigurtë që ti je një gënjeshtar i rëndomtë. Kam një informacion për ty, me sa di unë, për makthet e tua shërben burgu i Peqinit.





