Pas heqjes së emrit të Aleksandrit të Madh nga autostrada dhe aeroporti i Shkupit, është larguar edhe përmendorja e tij nga ambientet e brendshme të aeroportit.

Punonjësit e mirëmbajtjes që çmontojnë përmendoren 1.5 metra të lartë, një tjetër veprim që tregon angazhimin e qeverisë së Shkupit për ta çuar deri në fund zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin e Maqedonisë.

Lajmi është komentuar pozitivisht në mediat greke. Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias do të jetë personaliteti i parë i huaj, që do të vizitojë aeroportin pas heqjes së emrit “Aleksandri i Madh”.

 Nikos Kotzias pritet të vizitojë Shkupin brenda pak ditësh, për tu dorëzuar autoriteteve vendase propozim-marrëveshjen prej 7 pikash, që synon zgjidhjen e çështjes së emrit.

Këto ndryshime i hapin rrugë edhe vendosjes së linjës së parë të drejtpërdrejtë ajrore Shkup-Athinë, pas 15 vitesh ndërprerjeje. Interes për të operuar në këtë linjë kanë shfaqur disa kompani të mëdha greke.