Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë një takim ditën e nesërme me Komisionin e Jashtëm.
Burime nga presidenca bëjnë me dije se takimi do të mbahet në orën 08:15 në ambientet e Presidencës, ku në fokus të takimit do të jenë diskutimet mes Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe përbërja e grupit të negociatorëve.
Ishte opozitë që një ditë më parë kërkoi që të kishte një seancë dëgjimore me presidentin Ilir Meta. Të gjithë këto lëvizje bëhen kur ende Meta nuk ka dhënë Plotfuqishmërinë për negociatorët e caktuar nga Ministria e Jashtme.





