Të tjera detaje zbulohen për super operacionin anti-drogë në Cantazaro në Itali, ku u sekuestruan rreth 5 ton marijuanë e cila vinte nga Shqipëria si dhe u arrestuan 25 trafikantë.

Tre nga të arrestuarit janë shqiptarë, konkretisht Indrit Buja, 37 vjeç, Elvis Hajdini, 25 vjeç dhe Shefik Muho, 34 vjeç.

Shqiptarët e arrestuar dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë përmes Adriatikut.

Sipas mediave italiane nuk bëhen me dije të tjera detaje për arrestimet pasi policia ka paralajmëruar një konference gjatë orëve në vijim.