Të tjera detaje zbardhen lidhur me sasinë e madhe të kokainës kolumbiane të kapur një ditë më parë në Durrës.

Mësohet se kompania porositëse e kokainës “Arbri Garden” ka aktualisht dhe dy kontejnerë të tjerë në Portin e Durrësit. Kontenierët janë të pazhdoganuar, të cilët pritet të kalojnë këtë të enjte në skanerin e policisë.

613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia të fshehura në kamionin me banane ishin porositur nga kompania ‘Arbri Garden’, pronari i së cilës Arbër Çekaj është shpallur në kërkim.

Kokaina e kapur dje përbën sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë të kësaj droge të fortë në vendin tonë.