Kapja e sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Durrës ishte tema më e rëndësishme ditën e mërkurë, për të cilën komentuan krerët më të lartë të politikës shqiptare, si dhe përfaqësues të BE-së e SHBA-së.

Komente të shumta pati edhe për reagimin e kryeministrit Edi Rama në faqen e tij në “Facebook”, i cili tha se operacioni u bë i gjithi nga policia jonë, pa sinjalizim nga partnerët e huaj.

Ndjekësit e Ramës nuk kanë lënë pa komentuar këtë qëndrim. Një prej tyre i shkruan Ramës se ishte DEA ajo që i detyroi, ndaj u kap. Por Rama nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje.

Komentuesi: U vuni gjunjet ne bark DEA dhe e kapet o shplars truni po lej kto… se te ishte per ju sdo u merte vesh kurr e do fillonte kjo rruge si cka qen gjithmon..

Rama: Ti Samuel s’ke faj se kur njeriu s’di cfare flet goja cfare nuk nxjerr! Jo mor jo, eshte keshtu si e kam shkruar dhe se luan topi