Një 28-vjeçar është arrestuar një ditë më parë nga policia e Kavajës, pasi ka shkaktuar një aksident me vdekje pranë “Malit të Robit”.

Viktima e aksidentit është një i moshuar 71-vjeçar nga Kruja.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se “i riu, J.D. banues në Golem, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” në një rrugë dytësore ka aksidentuar për vdekje shtetasin R.S 71 vjeç banues në Krujë”.