Sasia rekord e kokainës e kapur mbrëmjen e kaluar nga policia e Durrësit, nuk ka kaluar pa një reagim nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa e lidh me me çështjen “Xibraka” ku u bllokua një laborator i mirëfilltë i përpunimit të drogërave të forta, Berisha shkruan në Facebook se Shqipëria është epiqendra e kokainës në Europë. Një rekord i zi i narkoshtetit të Ramës sipas Berishës.

STATUSI I PLOTË

Xibraka bis’ me 613 kg kokaine!

Shqiperia, epiqendra e kokaines ne Europe!

Rekordi i ri i zi i narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames!

Te dashur miq, sot ne portin e Durresit mbriti ngarkesa me e madhe e njohur e kokaines prej 613 kg, nisur ne nje kontenier te shenjuar me GPS nga sherbimet partnere qe ne vend origjinen e tij ne Kolumbi dhe ndjekur ne te gjithe trajektoren e tij. Organet ligjzbatuese te vendit dhe partneret e priten ate ne portin e Durresit dhe e shoqeruan sipas tyre deri ne magazinen e nje kompanie frutash ekzotike ne Maminas.

Duke i shprehur mirenjoje te thelle partnereve tane per kontributin e tyre thelbesor dhe te gjithe ata qe bene te mundur zbulimin dhe kapjen e kesaj ngarkese,  denoj me ashpersine me te madhe shnderrimin e Shqiperise, nga narkoshtetin Edvin Kristaq Rames ne epiqender jo vetem te heroines por tashme edhe te kokaines ne Europe dhe theksoj se, nje sasi e tille rekord kokaine me vlere prej 180 milione dollaresh nuk leviz kurre per nje destinacion te caktuar pa garanci madhore politike, keshtu qe prapa agrofrutit fshihen klane dhe lidhje qe shkojne ne nivelet me te larta te ekzekutivit shqiptar.

Kjo eshte nje ngjarje tejet tronditese! sb