Pas kapjes së 613 kg kokainë në Portin e Durrësit të nisura nga Kolumbia, ka reaguar përmes një postimi në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili ka kërkuar që DEA amerikane të stacionohet në Shqipëri, pasi sasia e kapur e kokainës në portin e Durrësit është shokuese dhe provë e kthimit të Shqipërisë në vend shumë të rrezikshëm të trafikut ndërkombëtar të drogave të rënda, sipas tij.

STATUSI I PLOTË

DEA te stacionohet ne Shqiperi.

Kapja e sasise shokuese te kokaines eshte prove e kthimit te shqiperise ne vend shume te rrezikshem te trafikut nderkombetar te drogave te renda dhe i krimit te organizuar.
Roli i partnereve nderkombetare i pacmueshem 
Kreu i antimafias italiane e paralajmeroi qarte ne Tirane jo me larg se dje..vetem kryeministri nuk e degjoi,si duket ishte i zene me organizimin e kesaj qe i deshtoi sot.
Ne SHBA kemi kerkuar qe DEA te stacionohet ne Shqiperi.
Riperserisim sot me force qe DEA duhet patjeter te stacionohet ne Shqiperi pasi droga dhe krimi i organizur ne Shqiperi eshte bere rrezik kombetar dhe rajonal dhe koha nuk pret me perpara se te jete shume vone.