Ky është 25-vjeçari nga Durrësi, Armando Pezaku i cili ka rënë në prangat e policisë për trafikimin e sasisë rekord të kokainës në port.

613 kg e 350 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë me vlerë tregu mbi 180 milionë euro është kapur mbrëmjen e kaluar në portin e Durrësit.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se në këtë aktivitet kriminal u arrestuan në flagrancë: Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Arbër Çekaj, pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.