Durrësi është zgjuar sot nën petkun e dëborës.
Si pasojë e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore.
Shërbimet sinoptikane kishin parashikuar që edhe vendet e ulëta e bregdetare do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.
Durrsakët sot mund të shijojnë magjinë e dëborës në qytetin e tyre, një dukuri e rrallë kjo për qytetin tonë bregdetar, por që vitet e fundit është kthyer në një fenomen natyror të shpeshtë.
Kujtojmë që herën e fundit që ra dëborë në Durrës ishte vitin e shkuar, më datë 4 dhe 11 janar.





