Pasditen e sotme një 33-vjeçar në Fier është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Rreth orës 18:30, në lagjen "8 Shkurti" Fier, është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete shtetasi R.B.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.