Mjekja e dërgoi në shtëpi, pasi mbërriti vonë në takimin e programuar, vogëlushja 5-vjeçare humb jetën pak më vonë.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Britaninë e Madhe.
5-vjeçarja Ellie-May Clark, e shoqëruar nga e ëma, ka mbërritur 5 minuta me vonesë, por doktoresha Joanne Roëe ka refuzuar ta vizitojë.
Vogëlushja kishte vështirësi në ecje, ndërkohë që pasi shkoi në shtëpi nisi të kollitej dhe të përkeqësohej. E ëma thirri me urgjencë ambulancën, por tashmë ishte vonë për të voglën.
Ellie-May ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spitalin Royal Gëent.
Mjekja po ndiqet penalisht dhe pritet të dalë para drejtësisë. Dyshohet se ajo nuk ka parë as kartelën klinike të vogëlushes, para se ta dërgonte në shtëpi.





