Dy ditët në vijim do të kenë ulje të ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës. Sinoptikanët e IGJEUM në parashikimin e fundit meteorologjik, thonë se reshje shiu mesatare do të ketë kryesisht në 3 qytete të vendit, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa bora do arrijë deri neë afërsi të bregdetit.

PARASHIKIMI METEO SIPAS IGJEUM

——————————————

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Pritet prania e reshjeve në formë dëbore, kryesisht në zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit.

Reshjet e dëborës mund të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: +1 / 7

në vendet e ulëta: +1 / 5

në vendet malore: – 8 / 2 °C

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.27) dhe nesër (e mërkurë, dt.28) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.