Të gjithë presin në një ceremoni martesore që dhëndri të puthë nusen në buzë, por ja që ndodh që këtë ‘punë’ ta bëjë vjehrri, babai i dhëndrit…
Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Yancheng, në provincën Jiangsu në lindje të Kinës, ku burri i dehur tërheq nusen e djalit të tij me forcë duke e puthur, ndërsa të ftuarit e shohin skenën të tmerruar e nën shok.
Nusja dukej në siklet kur vjehrri i saj i moshuar vuri dorën përreth saj, pastaj papritmas ndaloi dhe e puthi atë në buzë. Më pas shpërtheu një zënkë e madhe mes të ftuarve.
Sipas medieve ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur më 22 shkurt dhe anëtarët e të dy familjeve u grindën në mes të ceremonisë së bujshme.
Familja u justifikua duke thënë se babai i dhëndrit kishte pirë shumë atë ditë si edhe kanë kërkuar që videoja të mos shpërndahet më në rrjetet sociale.
Por ja që jetojmë në epokën dixhitale dhe këto ngjarje marrin dhenë e nuk mund të ndalen…





