Ka nisur mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku do të shqyrtohet kërkesa e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut.
Gjatë mbledhjes që po shoqërohet me debate mes demokratëve dhe socialistëve, deputeti i Durrësit Oerd Bylykbashi kërkon që t’i ndërpritet mandati kryeprokurores Arta Marku.
PJESË NGA DEBATET:
Bylykbashi: Kryeprokurori të kalojë më parë në Vetting.
Hyseni: Kryeprokurori u zgjodh në mënyrë transparente.
Alibeaj: Me zgjedhjen e Kryeprokurorit u shkel Kushtetuta.
Bylykbashi: T’i ndërpritet mandati Arta Markut.
Alibeaj: Doni të kapni Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Bylykbashi: Kryeprokuorin e ri ta kalojmë në Vetting dhe ta zgjedhim me 3/5-n e votave në Kuvend. Askush nuk e di nëse Kryeprokurorja aktuale e kalon Vettingun. Sapo KLP të ngrihet siç duhet, zgjedhim Kryeprokurorin e përkohshëm. Ky është një test për mazhorancën në qoftë se do drejtësi të pavarur.





