Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar paraditen e somte se është shtyrë afati i shpalljes së 13 vendeve vakante për Punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale deri më datë 06.03.2018.
NJOFTIMI I PORTIT
Mbështetur në Ligjin Nr. 9130 datë 08.09.2003 "Për Autoritetin Portual", Neni 20, Neni 41, VKM nr. 596, datë 10.09.2004 "Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij" Neni 14, Neni 18, Ligji Nr. 168/2013 datë 31.10.2013 "Për Sigurinë në Anije dhe Porte" Neni 34, Udhëzimit Nr. 7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë", Kreu V, Neni 9 Pika 2 dhe Neni 14, Urdhëri Nr. 85 datë 11.06.2015 " Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipérisë", si dhe referuar Udhëzimit Nr. 07 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë", ju njoftojmë:
Shtyrjen e afatit mbi shpalljen e vendeve vakante për Punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale, pranë Autoritetit Portual Durrës:
– 13 (trembëdhjetë) vende vakante për Punonjës Sigurie
Kandidatët të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrat e sipërpërmendura duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë", deri më datë 06.03.2018.