Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas nga Laçi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 6 vite burg për 5 vepra penale.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 5, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:
• Kastriot Menga, 50 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Gjykata e Trentos Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Grabitje“, “Armëmbajtje pa leje“, “Shfrytëzim prostitucioni “ dhe “Emigracion të paligjshëm” parashikuar nga nenet 81, 110, 416, 624, 625, 648 si dhe nenet 3 e 4 të Kodit Penal Italian.





