Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se një nga automjetet e përfshira në aksident ishte e mbushur me drogë. Nga përplasja, një pjesë e kanabisit u përhap në rrugë, ndërsa më pas drejtuesi e ka hedhur pjesën tjetër poshtë urës.
Aksidenti ndodhi pranë Rrugës së Kombit, në afërsi të Milotit. Dy makinat e përplasura rrëshqitën si pasojë e dëborës në rrugë.
Sasia e drogës nuk dihet ende, dhe po ashtu nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet.





