Kryeqyteti është zgjuar sot nën petkun e dëborës.
Si pasojë e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta, në Tiranë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore.
Shërbimet sinoptikane kishin parashikuar që edhe vendet e ulëta do të përfshiheshin nga reshjet e dëborës.
Prej ditës së djeshme i gjithë territori i vendit është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.





