Një zjarr i rënë në një kabinë elektrike i ka marrë jetën një personi këtë të hënë në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një kabinë, në zonën e Kinostudios.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës  apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse, të cilat pasi bënë të mundur shuarjen e zjarrit gjetën edhe trupin e pajetë. 

Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.