Përplasje live në studion e emisionit “Studio e hapur” mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Debati i ashpër Berisha – Hoxha nisi pasi gazetari i njohur deklaroi se marrëveshja e vitit 2009 ishte jo transparente.
Por menjeherë është kundërpërgjigjur ish-kryeministri Berisha, i cili e quajti Hoxhën gënjeshtar.
Gazetari Artan Hoxha, i kërkoi Berishës që informacionet që ka për Artur Meçollarin, të cilat i deklaroi në Kuvend t’ia çojë presidentit Meta.
"Një spiun në radhët e negociatorëve". Kjo ishte deklarata e ish-kryeministrit Berisha në Kuvend, që i ka dhënë një tjetër drejtim diskutimeve për negociatat me Greqinë.
Më pas debati Hoxha-Berisha vazhdoi me tone të larta dhe akuza reciproke mes të dyve.
“Mos më kërcëno me mesazhe të koduara”,– i tha gazetari Hoxha Berishës.
Ndërkohë nga ana e tij, ish-kryeministri Berisha akuzoi Hoxhën duke thënë se “ti je vrasësi i dëshmitarit”.
Debati në studio:
Hoxha: Mbas marrëveshjes.
Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.
Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të Partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe ai nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.
Berisha: Je një gënjeshtar
Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.
Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.
Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që je kapur në Tropojë që je kërkuar që të marrësh me vete Shkëlqim Haklajn dhe Shkëlqim Haklaj u vra.





