Arkitekti dhe urbanisti Besnik Aliaj ka postuar në profilin e tij në Facebook katër foto të aksit rrugor kthesa e aeroportit të Rinasit – Durrës si dhe rrugës dytësore kthesa e Kamzës – kthesa e aeroportit.

“Mos harrojme kjo eshte zemra ekonomike dhe e sherbimeve ne Shqiperi qe paguan shume taksa dhe nuk e meriton kete insfrastrukture”,- shkruan Aliaj.

Në një situatë dramatike është edhe autostrada Durrës-Tiranë dhe anasjelltas, ku mbrëmjen e së dielës, të paktën 10 automjete çanë gomat e tyre për shkak të gropave të thella në asfalt.

Postimi i Besnik Aliaj:

SITUATE DRAMATIKE

Pas autostrades Kthesa Aeroportit – Durres … edhe rruga sekondare Kthesa Kamzes – Kthesa Aeroportit eshte ne gjendje skandaloze … Carje e gropa pa fund sa nuk mund te ecin mjetet normal … Mos harrojme kjo eshte zemra ekonomike dhe e sherbimeve ne Shqiperi qe paguan shume taksa s kushdo dhe nuk e meriton kete insfrastrukture.