Një luftë e ftohtë duket se ka nisur mes kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.
BalkanWeb shkruan se Marku për arsye ende të paqarta, i ka hequr makinën kreut të Krimeve të Rënda, i cili lëvizte me një automjet tip “Benz” me targa AA 237 HT, mjet ky që rezulton se është pronë e organit qendror të akuzës
Sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj u pa të mbërrinte me një tjetër automjet.
Marku e ftoi në takim Hajdarmatajn dhe përmes një njoftim për shtyp deklaroi se e mbështet dhe inkurajon trupën e prokurorëve të Krimeve të Rënda e nga ana tjetër i hoqi autmojetin!





